Dy banorë shpëtohen nga zjarrfikësit te Parku i Qytetit në Prishtinë Foto: Koha

Dy banorë shpëtohen nga zjarrfikësit te Parku i Qytetit në Prishtinë

07 shkurt 2018 10:45

[11:27] - Latif Zeka, komandant i brigadës së zjarrfikësve ka thënë për KTV-në se një grua e moshuar ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, si pasojë e tymit, por nuk është lënduar nga zjarri.

Zjarrfikësit kanë larguar nga objekti në rrugën “Afrim Vitia” edhe një person me nevoja të veçanta.

Policia e Kosovës në njoftim për këtë rast, raporton se zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe se në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin katër persona.


Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë

[10:45] - Një banesë është përfshirë nga flakët në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.

Zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Nga tymi janë asfiksuar banorët, raporton KTV.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.

Image

Image
Image
Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme