Dy të arrestuar për vjedhje të rënda në Prizren

Dy të arrestuar për vjedhje të rënda në Prizren

06 shkurt 2018 23:52

Hetuesit e Stacioni Policor “Veriu” në Prizren kanë arritur t’i identifikojnë dy të dyshuar për të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda dhe dëmtime të pronave në së paku tri shtëpi në Lagjen Arbanë, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net .

Sipas raporteve hetimore ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datën 30 janar, rreth orës 20:00, tek Transiti i Ri, kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe nga aty kanë shkoqur nga muret kabllo të instalimit elektrik dhe rrethojat e shkallëve prej metali, të gjitha këto për t’i shitur.

Intervista është kryer në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të ndalët në mbajtje.

Janë siguruar prova që këta të dyshuar kanë kryer së paku edhe dy vjedhje të ngjashme në Arbanë. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe mjete pune: një çekiç i madh dhe një karrocë dore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme