Një muaj paraburgim për plagosjen e dyfishtë në Ulpianë Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim për plagosjen e dyfishtë në Ulpianë

06 shkurt 2018 14:09

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër I.S. për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë” dhe veprën penale “Mbajtje në Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armëve”.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji me fillim prej 3 shkurtit 2018.

I.S. dyshohet se më 19 nëntor 2017 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë kishte shtënë me armë zjarri ndaj të të dëmtuarve A.F. dhe K.U. duke i plagosur të dy. Në atë kohë ishte raportuar se plagosja kishte ardhur për shkak të një borxhi.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit I.S është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, thuhet në njoftim.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme