Kronikë

Arrestohet pasi tenton të deponojë para false në bankë

Një person është arrestuar në Klinë pasi ka tentuar të deponojë para false në një bankë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë deponimit të një shume parash është dyshuar se një kartëmonedhë në vlerë 100 euro ishte e falsifikuar.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.