Policia arreston hajnat e televizorëve dhe cigareve në Deçan Foto: Ilustrim

Policia arreston hajnat e televizorëve dhe cigareve në Deçan

06 shkurt 2018 10:22

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Deçan, të dyshuar për vjedhje në fshatrat Baballoq dhe Beleg.

Sipas njoftimit nga policia, në fshatin Baballoq të hënën i dyshuari kishte hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kishte vjedhur katër televizorë.

Në rastin tjetër, në fshatin Beleg, i dyshuari kishte vjedhur tri paketime me cigare me vlerë rreth 75 euro në një dyqan.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme