Sulmon policët me fugon, arrestohet Foto: Ilustrim

Sulmon policët me fugon, arrestohet

06 shkurt 2018 10:07

Një person është arrestuar në fshatin Bresje të Fushë Kosovës pasi me automjetin e tij fugon kishte sulmuar zyrtarët policorë, që ishin në pikë kontrolli.

Sipas njoftimit të policisë kjo ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme