Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një trup i pajetë është gjetur të hënën në rrugën “Edit Druhem” në Prizren.

Policia e Kosovës, që e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë”, ka njoftuar se dëshmitarët kanë thënë se viktima, i komunitetit ashkali, ka qenë i pastrehë dhe përdorues i alkoolit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.