Rrahje në Orllan, dy të arrestuar e dy në arrati

Rrahje në Orllan, dy të arrestuar e dy në arrati

06 shkurt 2018 09:56

Katër persona raportohet se kanë sulmuar dy të tjerë me mjete të forta në fshatin Orllan të Podujevës të hënën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit dhe viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa dy të tjerë gjenden në arrati.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme