Në Prishtinë arrestohen tre të dyshuar për rrëmbim të një personi për borxh Foto: Koha / ilustrim

Në Prishtinë arrestohen tre të dyshuar për rrëmbim të një personi për borxh

06 shkurt 2018 09:45

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona të dyshuar për rrëmbim të një personi.

Rasti i rrëmbimit ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”, Prishtinë, më 1 shkurt të këtij viti rreth orës 15:30.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit të dyshohet për arsye të një borxhi të mëhershëm, kanë rrëmbyer viktimën mashkull K/shqiptar dhe ia kanë grabitur një shumë parash prej 2200 €”, bën me dije PK.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme