Kronikë

Vjedhin para nga arka e kishës katolike në Letnicë

Descriptive Text

Mbrëmë në fshatin Letnicë, Viti, ka ndodhur një vjedhje në kishën katolike.

Siç raporton policia sot, një person nga kisha është ankuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda kishës dhe kanë vjedhur një shumë parash nga arka që gjendje brenda.

Policia gjithashtu njofton se njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.