Një i vdekur pas rrokullisjes së makinës së tij në Bulqizë

Një i vdekur pas rrokullisjes së makinës së tij në Bulqizë

04 shkurt 2018 21:14

Një aksident i rëndë u shënua këtë të diele në afërsi të qytetit të Bulqizës.

Drejtuesi i mjetit, Jurgen Dani, 25 vjeç, u dërgua me urgjencë në spitalin e Bulqizës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra e për pasojë humbi jetën.

Ndërsa dy familjarët me të cilët po udhëtonte, kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga lagështia si pasojë e të cilës, mjeti tip Golf doli nga rruga duke përfunduar në kanal, raporton Vizionplus.

Ky segment rrugor, pjesë e Rrugës së Arbrit shpesh është bërë shkak për aksidente për shkak të lëvizjes së tokës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme