Vodhën nëpër shtëpi e dyqane në Istog, arrestohen dy serbë Foto: Ilustrim/Koha

Vodhën nëpër shtëpi e dyqane në Istog, arrestohen dy serbë

04 shkurt 2018 18:34

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Istog, përmes një komunikate për medie thotë se me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë që ka, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, pengimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme penale, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna me ligj.

“Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave, Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Istog, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Istogut dhe fshatit Osojan, gjatë një pune operative - hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër territorin e këtij fshati”, thuhet në raportin e policisë.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të fshatit Osojan-Istog.

Personat e arrestuar dhe proceduar tutje për një nga këto raste janë:

ZH.Z. (m/k/serb, 33 vjeçar),

L.SH. (m/k/serb, 51 vjeçar),

Në total kanë qenë 5 raste të raportuara të këtyre veprave penale.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Istogut dhe zonën në përgjithësi. Andaj, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me Policinë e shtetit të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme