Aksident zinxhiror në Prizren, tre të lënduar Foto: Ilustrim

Aksident zinxhiror në Prizren, tre të lënduar

04 shkurt 2018 13:29

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku zinxhiror që ka ndodhur dje në Prizren, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Raportohet se i dyshuari, burrë shqiptar, përderisa ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ka goditur tri vetura dhe disa rrethoja të metalta. Si pasojë, tre persona, një burrë dhe dy gra pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Nuk raportohet për të arrestuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme