Therje me thikë në Gjilan Foto: Ilustrim

Therje me thikë në Gjilan

04 shkurt 2018 13:15

Raportohet se një person është therur me thikë dje në Gjilan, dhe ka marrë trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, në të cilën thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:15.

“Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari, burrë shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme