Digjet një shtëpi në Lipjan, s’ka të lënduar Foto: Ilustrim

Digjet një shtëpi në Lipjan, s’ka të lënduar

04 shkurt 2018 13:05

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se është djegur dje një shtëpi në fshatin Banullë të Lipjanit.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast, kurse zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, transmeton Koha.net.

“Një burrë shqiptar ka informuar se një shtëpi të cilën e kishte në përkujdesje është përfshirë nga zjarri. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk ka të lënduar”, thotë PK.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme