Kronikë

Në Gjakovë vidhen dy orë dore dhe stoli ari në vlerë 6 mijë euro, dy të arrestuar

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar për vjedhjen e stolive të arit dhe dy orëve të dorës në vlerë prej 6 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Anton Pashku në Gjakovë më 1 shkurt, transmeton Koha.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, burra shqiptarë, pasi që të njëjtit në shtëpinë e viktimës, burrë shqiptar, kanë vjedhur dy orë dore dhe stoli ari dyshohet në vlerë rreth 6000 euro”, thuhet në komunikatë.

vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.