Vetura e komunës vozitet nga djali i zyrtarit komunal

Vetura e komunës vozitet nga djali i zyrtarit komunal

03 shkurt 2018 14:00

Gjatë një kontrolli për drogë në një lokal në Leposaviq është sekuestruar një veturë zyrtare.

Një veturë zyrtare që vozitej nga djali i një zyrtari komunal është sekuesruar në Leposaviq gjatë një kontrolli të policisë për drogë në një lokal.

Rastin për Kallxo.com e ka konfirmuar prokurorja e Mitrovicës Zejnie Kela.

“Vetura zyrtare është sekuestruar pasi që ka qenë duke u vozitur nga një familjar i zyrtarit komunal të Zveçanit, i cili nuk ka qenë zyrtar komunal”, tha Kela.

Sekuestrimi ndodhi, pasi policia e antidrogës ne Mitrovicën e Veriut me urdhër te gjykatës kanë bastisur një lokal në Leposaviq nën dyshimin për posedim dhe shitje të narkotikëve.

Gjatë këtij aksioni hetuesit e antidrogës kanë qenë të shoqëruar edhe nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

Ne parkingun e lokalit që kontrolluan hetuesit policorë kanë parë një veturë pa targa, të cilën pasi e kanë kontrolluar e kanë marrë veshe se ishte veturë zyrtare.

Targat zyrtare kësaj veture i ishin fshehur në bagazh.

Gjithashtu mësohet se personi me inicialet A. M., i cili ka qenë duke e vozitur veturën është i njohur për policinë për raste të tjera kriminale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme