Mbetet në arrati i dyshuari që shkaktoi aksident mes tri veturave e iku

Mbetet në arrati i dyshuari që shkaktoi aksident mes tri veturave e iku

03 shkurt 2018 11:39

Një person ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi ka shkaktuar aksident mes tri makinave.

Policia e Kosovës ka lokalizuar e konfiskuar makinën, por personi i dyshuar mbetet në arrati.

Ngjarja ka ndodhur, më 2 shkurt në orën 19:15, në Prishtinë.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave civile ku i dyshuari i panjohur ka ik nga vendi i ngjarjes me veturën VW Golf me targa 01-310-KK. Njësiti i hetuesisë ka arrit që ta lokalizojë dhe konfiskojë veturën e dyshuar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme