Këmbësorja goditet nga një veturë, merr lëndime në kokë dhe kraharor Foto: Ilustrim/Koha

Këmbësorja goditet nga një veturë, merr lëndime në kokë dhe kraharor

03 shkurt 2018 11:24

E plotësuar 12:07

Koha.net ka mësuar se e lënduara ka dalë nga spitali dhe tani është dërguar në shtëpi.

Edhe pse ka pësuar lëndime trupore, ajo tani është në gjendje më të mirë shëndetësore.


Sot rreth orës 7 të mëngjesit ka ndodhur një aksident në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Nga ky aksident, mbeti e lënduar një këmbësore, e cila njëkohësisht është punëtore e Grupit KOHA.

Familjarët i kanë thënë portalit Koha.net se ajo ka marrë lëndime në kokë dhe në kraharor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila për tretman mjekësor është dërguar në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut në Prishtinë”, ka thënë ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme