Në 24 orëshin e fundit në rajonin e Prishtinës, policisë i doli punë me katër raste të vjedhjeve

Në 24 orëshin e fundit në rajonin e Prishtinës, policisë i doli punë me katër raste të vjedhjeve

03 shkurt 2018 11:26

Policia e Kosovës ka pasur punë me katër vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës. Në raportin 24 orësh janë dhënë detaje për këto raste.

E para ka ndodhur në fshatin Sfeqel të Podujevës. Në orën 02:30 të 2 shkurtit, ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin ndihmës dhe nga aty kanë vjedh katër kompjuter dhe disa pajisje tjera dyshohet me vlerë rreth 15.000 euro. Policia thotë se në vend ngjarje kanë dal njësit përkatëse.

Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Batllavë të Podujevës, po ashtu në orët e para të 2 shkurtit. Këtu bëhet fjalë për tentim vjedhje.

arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në bashkëveprim me disa të dyshuar të tjerë ka tentuar të kryejnë vjedhje. Gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy kapela, dy palë doreza një pajser dhe një çekan. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

E në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një grabitje e armatosur me 22.12.2017. Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive me datë 02.02.2018 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Po kështu në rrugën, “Vëllezërit Gërvalla”, në Prishtinë, për rastin që kishte ndodhur më 30.01.2018, si rezultat i hetimeve PK-ja njofton se më 02.02.2018 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe nga ta është konfiskuar arma e cila ka qenë e vjedhur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme