Grabitet një argjendari në Shkodër

Grabitet një argjendari në Shkodër

03 shkurt 2018 11:03

Më datë 03.02.2018, rreth orës 02:54, është vjedhur me thyerje një dyqan argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë në vendngjarje, por në afërsi të objektit, autorët kanë braktisur automjetit që dyshohet se kanë përdorur për të kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq, kanë mundur të largohen.

Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme, dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve

Komentet

Shto koment

Të ngjashme