Sekuestrohet arma e vjedhur e deputetit, një i arrestuar Foto: Ilustrim

Sekuestrohet arma e vjedhur e deputetit, një i arrestuar

02 shkurt 2018 17:26

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se i ka sekuestruar armën një deputetit të Kosovës, identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Sekuestrimi i armës është bërë sot rreth orës 15:39 në fshatin Vraniq të Suharekës, transmeton Koha.net.

Policia thotë se është arrestuar një person, përderisa raporton se arma është vjedhur në Prishtinë

“Në vazhdën e parandalimit dhe hetimin e veprave penale, hetues policorë të Stacionit Policor në Suharekë kanë arritur të sigurojnë një informacion i cili bënte me dije se në një veturë të llojit "Audi" ka armë ilegale. Rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Vraniq të Suharekës nga hetuesit policorë është ndaluar vetura e dyshuar dhe gjatë kontrollit të dy personave është gjetur dhe sekuetruar një pistoletë e cila besohet të jetë e një deputeti dhe e cila ishte raportuar të jetë vjedhur nga një automjet në Prishtinë”, thotë PK.

PK shton se, “lidhur me këtë është shoqëruar edhe një i dyshuar tjetër nga një fshat i Suharekës sepse dyshohet se arma është shitur personave të tretë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme