Kronikë

Gjashtë muaj burgim për rrahje të bashkëshortes në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykim ndaj të akuzuarit me inicialet S.B.

I akuzuari me iniciale S.B. nga fshati Jeshkove i Prizrenit është dënuar me gjashtë muaj burgim për rrahje të bashkëshortes së tij me iniciale K.B.

Rasti kishte ndodhur më 30 shtator të vitit 2016 kur rreth orës 15:00 ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës. Pas një mosmarrëveshje i njëjti fillimisht përdori fjalë ofenduese ndaj bashkëshortes, të cilën e kishte gjuajtur me një gotë qelqi, por nuk kishte arritur ta qëllojë, më pas e ka rrahur.