Ish-polici grek vrasësi me pagesë i Kasmit, 4 të arrestuar

Ish-polici grek vrasësi me pagesë i Kasmit, 4 të arrestuar

02 shkurt 2018 14:06

Tiranë, 2 shkurt -Policia shqiptare ka zbardhur vrasjen e Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet (Tiranë) duke arrestuar vrasësin dhe bashkëpunëtorët, ndërsa është shpallur në kërkim organizatori. Siç raporton Shqiptarja, ish-oficeri i Forcave Speciale greke Efthymiou Efthymious, 42-vjeç, është autori i vrasjes, ndërsa të arrestuar për bashkëpunim janë: Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur edhe një shumë e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge.

“Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Efthymiou Efthymious ka vrarë Devi Kasmin. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes” deklaron policia.

Të arrestuarit

Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë

Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi

Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë

Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë

Në kërkim

(Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë

Baza e grupit kriminal

Gjatë këtij operacioni është zbuluar edhe baza e grupit kriminal një vilë në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi Aurel Hoxhallari, i cili ka qenë arrestuar edhe në 2015, por më pas është liruar nga burgu. Nga kontrolli në vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Janë sekuestruar në bazën e grupit kriminal;

- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

- 4 armë automatikë

- 2 snajper

- 4 pushkë automatike

- 1 armë antitank me 2 predha

- 1 bombë me telekomandim në distancë

- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

- 4 radio marrëse

- 1 dron

- 110 kg kanabis

- 2 maska

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme