Kronikë

Shumë forca të policisë të angazhuara për një veturë të dyshimtë

Descriptive Text

Një ndjekje nga ana e Policisë së Kosovës ndaj një veture X6 ka ndodhur sonte nga rruga Mitrovicë-Prishtinë.

Koha.net ka siguruar videon ku shihet një numër i madh i njësive policore tek ndalin këtë veturë në rrugën për në Fushë-Kosovë.

Koha.net ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për të mësuar arsyet e ndjekjes dhe më shumë detaje tjera, por se ai ka thënë se nuk ka siguruar ende informacione.

“Deri sa të marrim raportin policor nuk dihet se me çka ka të bëjë saktësisht ky veprim”, ka thënë Kelani.