Aksident trafiku “Te Rrethi”

Aksident trafiku “Te Rrethi”

01 shkurt 2018 16:24

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më herët “Te Rrethi” kryesor në hyrje të Prishtinës.

KTV ka raportuar se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë, të cilët edhe kanë krijuar kolonë.

Udhëtarët të cilët ishin në trafikun urban në linjën numër 4, kanë zbritur nga aty për të pritur autobusë të tjerë, çka edhe ka krijuar tollovi.

Koha.net ka kontaktuar me zëdhënësit e Policisë në rajonin e Prishtinës, të cilët kanë thënë se janë në pritje të marrin informata të reja nga vendi i ngjarjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme