Dy të arrestuar në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Dy të arrestuar në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

01 shkurt 2018 16:14

Sot gjatë ditës Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona si dhe u janë sekuestruar dy armë.

Arrestimi i të dyshuarve L.B., 18 vjeçar dhe V. A., 21 vjeçar, është bërë në sheshin “Isa Boletini’’ në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Policia njofton se gjatë kontrollit të detajuar tek dy të dyshuarit, janë gjetur dy armë të llojit pistoletë për të cilat të dyshuarit nuk posedonin leje për armë.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme