Kronikë

Masë paraburgimi kundër dy të pandehurve

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.P.

Ndaj tij ekziton dyshimi bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit B.SH i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt. 30.01.2018 deri me dt.28.02.2018.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë të të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

I pandehuri B.SH dyshohet se me dt.30.01.2018, rreth orës 10:30, në Prishtinë në rrugën „Ahmet Korenica“, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.V, duke e gjuajtur me armë zjarri dhe duke i shkaktuar lëndime trupore, me këtë ka kryer veprën penale Vrasje në Tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 KPRK-së dhe Mbajtja në Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armëve nga neni 374 KPRK-së.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.