Kronikë

Vdes punëtori i ndërtimtarisë pasi godet telat e rrymës me armaturë

Policia e Kosovës në Gjilan më 30 janar 2018, rreth orës 11:10, nga Qendra emergjente ka pranuar një njoftim se një person ishte dërguar në emergjencë pa shenja jete.

Viktima shqiptar, shtetas i Kosovës nga Komuna e Ferizajt, sipas Policisë së Kosovës, ka humbur jetën aksidentalisht derisa ka qenë duke zbrazur armaturë pranë një ndërtese në ndërtim e sipër.

“Gjatë zbrazjes së materialeve ndërtimore me vinç të kamionit, pronë e kompanisë ‘Fitorja’, ka goditur telat e rrymës”, ka thënë Policia, raporton Koha.net.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga krim-teknika rajonale, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML- Prishtinë.

Policia e Kosovës hetuesit Rajonal në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit janë duke i kryer hetimet rrethe këtij rasti të rëndë.