Punëtorët e sigurimit vjedhin derivatet që i “siguronin” në Kaçanik Foto: Ilustrim

Punëtorët e sigurimit vjedhin derivatet që i “siguronin” në Kaçanik

31 janar 2018 10:51

Tre persona janë arrestuar në Kaçanik pasi në automjetin e tyre Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar 83 bidonë të mbushur me derivate që dyshohet të jenë vjedhur në kompaninë që punonin si punëtorë sigurimi.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe 6 bidonë tjerë me derivate.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme