Kronikë

Rrahje masive në Gjilan

Pesë persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje verbale që kishin të martën në lagjen e Jabuqëve në Gjilan.

Si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor.

Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.