Kronikë

Rrëmbim “si nëpër filma” në Gjilan

Janë arrestuar dy të dyshuar në Gjilan pasi si pasojë e një mosmarrëveshje kanë futur me dhunë një person në veturë.

Policia e Kosovës njofton se të martën viktima kishte arritur të hapte derën e veturës dhe të kërcente.

Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.