Shet veturën e huaj, arrestohet në Fushë-Kosovë

Shet veturën e huaj, arrestohet në Fushë-Kosovë

31 janar 2018 10:30

Një person është arrestuar të martën në Fushë-Kosovë pasi ka shitur një veturë duke keqpërdorur autorizimin e pronarit të saj.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari kishte blerë veturën nga një person dhe nuk ia kishte bërë pagesën. Ai më pas këtë veturë e ka shitur te një palë tjetër duke keqpërdorur edhe autorizimin e marrë nga ankuesi.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme