Kronikë

Plagosje me armë në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri shkaku i një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin të martën në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.