I mituri ekspozon armët në Facebook, ftohet në polici Foto: Ilustrim

I mituri ekspozon armët në Facebook, ftohet në polici

31 janar 2018 10:02

Hetuesit policorë të Stacionit të Suharekës, gjatë detyrave operative kishin gjetur se një i mitur nga fshati Gjinoc kishte ekspozuar dy pistoleta të llojeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” .

Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, i mituri është ftuar për t’u paraqitur në stacion dhe është pyetur për rastin.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar t’i dorëzojë në mënyrë vullnetare armët të cilat i posedonte.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të shkojnë në shtëpinë e të dyshuarit për t’i sekuestruar armët. Në pani të anëtarëve madhorë të familjes, krim teknikët i kanë sekuestruar dy pistoleta;

“Bereta” model PX4 me numër serik PX231269

“Crvena Zastava” kalibri 9mm numër serik 8758

tre karikatorë

gjashtëdhjetë fishekë të kalibrit 9mm.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme