Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi Foto: Koha / arkiv

Enver Sekiraqës i vazhdohet paraburgimi

30 janar 2018 21:02

Enver Sekiraqës i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj në procesin gjyqësor për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.

Lajmin për kallxo.com e ka bërë të ditur avokatja e Sekiraqës, Kosovare Kelmendi.

“Të mbrojturit tim i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj”, tha Kelmendi.

Në nëntor të vitit 2017, Sekiraqës iu vazhdua paraburgimi edhe për dy muaj.

Fillimisht, më 19 nëntor Sekiraqa u lirua për të mos qëndruar më shumë se 30 orë jashtë grilave, e për të përfunduar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Ndryshe, kanë kaluar dy muaj prej kur Gjykata e Apelit lëndën e Enver Sekiraqës e ka kthyer në rigjykim në duart e gjykatësve vendorë.

Avokatja Kelmendi bëri të ditur se seanca pritet të caktohet në fillim të muajit mars.

Enver Sekiraqa është i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.

Më pas, rastin e trajtoi Gjykata e Apelit me ç‘ rast edhe e ktheu në rigjykim.

Për vrasjen e policit Triumf Riza në gusht të 2007-tës tashmë është i dënuar dorasi Arben Berisha.

Ky i fundit është dënuar me 35 vjet burgim.

Sekiraqa ishte vetëdorëzuar në EULEX disa vjet pas ngjarjes.

Pas një varg seancash Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim nën akuzën se planifikoi vrasjen e policit Triumf Riza.

Në procesin e tij një varg personalitetesh VIP kishin dëshmuar për ngjarjet rreth Rizës dhe Sekiraqës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme