Grabitje ndaj dy taksistëve mbrëmë në Gjakovë

Grabitje ndaj dy taksistëve mbrëmë në Gjakovë

29 janar 2018 10:14

Në fshatin Shkugëz dhe Meje të Gjakovës, mbrëmë është raportuar për grabitje ndaj dy taksistëve.

kanë ndodhur dje pasdite, ku i pari në Shkugëz ka ndodhur në orën 17:48, ndërsa policia thotë se taksisti ka raportuar se dy klientë të tij të panjohur, pasi që i kishte dërguar me veturë në destinacion, të njëjtit nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 25 euro para të gatshme. Nuk raportohet për lëndime.

Tjetri ka ndodhur në fshatin Meje, në orën 19:50, ku taksisti ka raportuar se dy klientë të tij të panjohur pasi që i kishte dërguar me veturë në destinacion, të njëjtit nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 30 euro para të gatshme. As këtu nuk raportohet për lëndime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme