Në Ferizaj, një burrë keqpërdor seksualisht të miturën nën 16 vjeçare Foto ilustrim

Në Ferizaj, një burrë keqpërdor seksualisht të miturën nën 16 vjeçare

27 janar 2018 12:31

Policisë së Kosovës në Ferizaj i ka dalë punë me një burrë, i cili ka keqpërdorur seksualisht një vajzë nën moshën 16 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka keqpërdor seksualisht viktimën femër shqiptare - e mitur. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje rreth moshës apo identitetit të sulmuesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme