Kronikë

Makina përplaset me trafikndarësen në Rrugën e Kombit, 5 të plagosur

Pesë persona janë plagosur dhe u dërguan në spitalin rajonal të Kukësit pas një aksidenti automobilistik në Rrugën e Kombit, bën të ditur abcnews.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushë Dukagjinit, njofton policia vendore. Nga të dhënat e deritanishme, një makinë u përplas me trafikandarësen dhe për pasojë pësoi dëmtime të mëdha. Persona që po lëviznin me të morën plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti rrugor.