Vjedhin telefon, veshmbathje e radio, arrestohen Foto: Ilustrim

Vjedhin telefon, veshmbathje e radio, arrestohen

25 janar 2018 13:01

Mbrëmë rreth orës 15:30 në polici është raportuar se në rrugën “Ankara” të Prizrenit, ka ndodhur një vjedhje e rëndë nga një automjet Golf II dhe se nga aty ishte vjedhur një telefon mobil, veshmbathje dhe radioja e automjetit.

Policia njofton se pas inicimit të rastit, policë patrullues dhe hetuesi i rastit kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të gjejnë pamje të filmuara të cilat i kishte bërë një qytetar përderisa dy të dyshuarit po e kryenin vjedhjen.

Në bazë të incizimit është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarve të cilët janë arrestuar. Po ashtu është gjetur edhe i dyshuari i tretë i cili i ka blerë gjësendet e vjedhura të cilat, sipas procedurës i janë kthyer pronarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme