Një muaj paraburgim për fajde

Një muaj paraburgim për fajde

25 janar 2018 11:25

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale A.G. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit.

“I njëjti gjatë vitit 2017 në Prizren në kohë të pacaktuar pranon për vete duke kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcional të pasurisë në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin me iniciale M.B. duke e detyruar të njëjtin që të veprojë në dëm të pasurisë së tij”, njofton Gjykata përmes një komunikate.

Duke e pasur parasysh që i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky i vërtetuar edhe nga të dhënat e lëndëve pranë kësaj gjykate, është caktuar masa e paraburgimit.

Me këtë veprim dyshohet se i pandehuri me iniciale A.G. ka kryer veprat penale fajde nga neni 343 par.3 të KPRK-së, dhe veprës penale të detyrimit nga neni 340 par.2 të KPRE-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme