I dehur sulmon policët, arrestohet Foto: Ilustrim/Koha

I dehur sulmon policët, arrestohet

25 janar 2018 11:13

Mbrëmë në Lagjen Arbanë në Prizren, është arrestuar një person.

Siç raporton policia, ai ishte nën ndikim të alkoolit dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Gjatë arrestimit, lëndime të lehta trupor kanë pësuar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katërmbëdhjetë fishekë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme