Kronikë

Arrestohet personi që më datë 13 kishte shkaktuar aksident

Një aksident i cili kishte ndodhur më 13 janar të këtij viti në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan, fillimisht kishte përfunduar pa u zbuluar shoferi që shkaktoi aksidentin.

Mbrëmë, policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë personin i cili nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorë, të gjinisë femërore dhe mashkullore, të cilëve u kishte shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje.