Kronikë

Kapet hajni që vodhi 7600 euro dhe tre telefona në gusht të 2017-ës

Descriptive Text

Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dje një të dyshuar për vjedhjen e kryer në gusht të vitit të kaluar.

Policia e Kosovës thotë se më 12 gusht 2017 në rrugën ‘Xhemajl Hyseni’ në Gjilan të dyshuar kanë hyrë në lokalin e ankuesit shqiptar me ç’rast kanë vjedhur një çantë krahu në të cilën kishte 7600 euro, tre telefona Samsung dhe pasaporta e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Pas një pune hetimore përmes rrugëve operative më 23 janar 2018, rreth orës 23:10, Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve, kanë arritur të identifikojnë një të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, i cili ka shfrytëzuar njërin nga telefonat e vjedhur. Gjatë kontrollit që i është bërë me urdhëresë të Gjykatës i është gjetur edhe një telefon tjetër, që i përket viktimës i lajmëruar si i vjedhur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe ndalet në mbajtje për 48 orë, kurse dy telefonat e vjedhur i kthehen pronarit legjitim”, thuhet në komunikatë.

Rasti procedohet në prokurori, thotë PK.