Arrestohen dy për kanosje në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Arrestohen dy për kanosje në Mitrovicë

24 janar 2018 17:05

Në orët e mesditës së datës 24 janar 2018, Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “kanosje ndaj personit zyrtar”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Rasti i kanosjes është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtari policor ishte duke komunikuar me të dyshuarit për një kundërvajtje në trafik, me ç’rast dy të dyshuarit në shenjë pakënaqësie kanë kanosur zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

PK më tutje thotë se dy të dyshuarit S.K., 39 vjeçar dhe G. K., 20 vjeçar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të rastit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar vepër penale ‘kanosje’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme