Deshi të shiste armë përmes rrjeteve sociale në Prizren, “myshterinj” i shfaqen policët

Deshi të shiste armë përmes rrjeteve sociale në Prizren, “myshterinj” i shfaqen policët

24 janar 2018 11:31

Hetuesit e Stacionit Policor “Veriu” kanë ndjekur një informatë nga rrjetet sociale ku një i dyshuar kishte vënë në shitje armë ilegale.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe janë siguruar lejet për blerje të simuluar. Më pas është vënë kontakti me personin e dyshuar i cili është kapur në flagrancë duke tentuar t’u shesë armë hetuesve.

Janë sekuestruar dy pistoleta: njëra e “Valter” e prodhuesit gjerman dhe tjetra EKOL Special 199.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari ndalët nën masën e arrestit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme