Dënohen me 12 vjet burgim tre shtetas të Shqipërisë në Prizren për shkak të trafikimit të drogës Foto: Ilustrim

Dënohen me 12 vjet burgim tre shtetas të Shqipërisë në Prizren për shkak të trafikimit të drogës

23 janar 2018 16:06

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të rënda, shpalli aktgjykim ndaj tre të akuzuarve, të gjithë shtetas të Shqipërisë.

Të pandehurit, me iniciale GJ.K. (mashkull) dhe K.Z. (femër) nga Lezha dhe i treti A.M. (mashkull) nga Fushë Kruja, Republika e Shqipërisë, akuzohen për veprën penale, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 para.1 nën para. 1.9 dhe 31 të KPRK-së.

Dy të akuzuarit e parë gjykohet me dënim me gjobë në shumën me nga 1.000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite për secilin.

Ndërsa personi i tretë, A.M., gjykohet me dënim me gjobë në shumën prej 500 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të njëjtit, sipas Themelores së Prizrenit, me datën 22.10.2016 në periudhën kohore prej orës 05:40 minuta pa autorizim kanë transportuar dhe ndërmjetësuar transportin e dërgesës – substancë psikotrope të llojit marihuanë me qëllim të shitjes ose ofrimit për shitje në peshë prej 39 kg e 035 gram.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme