ATK mbyll gjashtë biznese të lojërave të fatit

ATK mbyll gjashtë biznese të lojërave të fatit

23 janar 2018 15:07

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Divizioni i Lojërave të Fatit, javën e kaluar ka ndërmarrë aksion dyditor në komunën e Prishtinës dhe Mitrovicës, me qëllim të identifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit në mënyrë të jashtëligjshme.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur gjashtë (6) biznese të kësaj veprimtarie, të cilat janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 22,000.00 euro.

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës, transmeton KP.

ATK ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë për rastet në të cilat dyshojnë për veprimtarinë e lojërave të fatit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme