Kronikë

Vetëvrasja misterioze e shqiptarit në Athinë, policia gjen një çantë me para

Athinë, 23 janar - Një shqiptar, i cili dyshohet të jetë 42-vjeçari nga Skrapari Emiljano Desaj, është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Athinë duke ndërruar jetë.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Omonia.

Burri kishte hyrë në hotel pa pyetur recepsionistin, i cili menjëherë kishte lajmëruar policinë.

Kur kanë mbërritur policia e ka gjetur shqiptarin në tokë dhe pa ndjenja pasi ishte hedhur nga kati i pestë.

Ndonëse ambulanca arriti në vendngjarje, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve të marra.

Në vendin ku shqiptari u hodh nga kati i pestë, policët gjetën një çantë me një shumë të konsiderueshme parash që viktima i kishte me vete.