Pesë të arrestuar në Prishtinë për narkotikë

Pesë të arrestuar në Prishtinë për narkotikë

23 janar 2018 10:48

Në rrugën “Bajram Bahtiri” të Prishtinës, në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona për posedim të drogës.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se para orës 19:00 janë arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike. Të dy janë liruar, me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Dy orë më pas, në këtë rrugë janë arrestuar tre të dyshuar të tjerë pasi edhe atyre u është gjetur marihuanë, dy mullinj për marihuanë dhe dy thika. Edhe këta janë liruar me urdhër të prokurorit, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme